Të angazhuar për burime të përgjegjshme
Colgate-Palmolive është angazhuar të nxjerrë materiale dhe shërbime në mënyrë të përgjegjshme, pra me qëllimin për të mos shkaktuar dëm dhe për të mos shfrytëzuar njerëzit dhe mjedisin. Për të mbështetur angazhimin tonë për burime të përgjegjshme, ne fokusohemi në katër shtylla kryesore: mbrojtja e mjedisit, praktikat e etikës në punë, shëndeti dhe siguria e njerëzve, si dhe integriteti në kryerjen e aktiviteteve të biznesit.
Përmes realizimit të programeve, politikave dhe nismave që shkëmbejmë këtu në "Colgate"; ne vazhdojmë të kemi një ecuri të qëndrueshme në udhëtimin tonë drejt burimeve të përgjegjshme. "Colgate" në mënyrë të vazhdueshme i shqyrton dhe i vlerëson në mënyrë krahasuese politikat e saj, si dhe vlerëson furnitorët dhe sektorët në të cilët operon, në mënyrë që të garantojë që produktet të vazhdojnë të nxirren në mënyrë të përgjegjshme.
Thelbësore për angazhimin tonë janë katër politika dhe nisma kryesore; kodi ynë i sjelljes për palët e treta, që garanton sigurinë e përbërësve, praktikat tona të vigjilencës së duhur në lidhje me palët e treta dhe fokusi ynë te ndryshimet klimatike dhe administrimi i ujërave.
KODI I SJELLJES PËR PALËT E TRETA
Kodi i sjelljes për palët e treta i cili parashtron pritshmëritë tona lidhur me sjelljen etike që presim nga furnitorët, shpërndarësit, agjentët, klientët, partnerët kërkimorë dhe palët e tjera të treta me të cilët punojmë. Ne u kërkojmë partnerëve tanë palë e tretë të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të garantuar që kodi i sjelljes së "Colgate" për palët e treta t'u komunikohet të gjitha organizatave dhe t'u ofrohet punonjësve dhe nënkontraktorëve të tyre që punojnë në aktivitetet e "Colgate". Si praktikë standarde, kodi i sjelljes së "Colgate" për palët e treta përfshihet në marrëveshjet tona të blerjeve dhe të shërbimit.
Pika e fortë e reputacionit të "Colgate" bazohet jo vetëm në kodin tonë të sjelljes, por edhe në masat e ndërmarra nga palët me të cilat kryejmë aktivitete biznesi. Për këtë arsye, ne aspirojmë të punojmë vetëm me palë të treta që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe që pasqyrojnë të njëjtat standarde të larta etike.
SIGURIA E PËRBËRËSVE
Siguria e çdo përbërësi dhe çdo produkti që ne tregtojmë është thelbësore për vlerat e "Colgate-Palmolive". Ne jemi të angazhuar jo vetëm për të krijuar produkte të sigurta, por edhe për t’i krijuar këto produkte me përbërës dhe procese që kanë ndikim minimal në botën përreth nesh. Studiuesit tanë përpiqen të zhvillojnë produkte që janë ekologjikisht të ndjeshme dhe efektive, duke garantuar gjithashtu që ato të përmbushin standardet e larta të produkteve. Të gjithë përbërësit që ne krijojmë dhe përdorim në produktet tona janë të sigurt për njerëzit dhe mjedisin. Ata përmbushin standardet strikte të sigurisë dhe të gjitha rregulloret e qeverisjes që zbatohen kudo ku ato shiten në mbarë botën. Për të mësuar më shumë, shihni Politikën për sigurinë e përbërësve.
SHQYRTIMI I PALËVE TË TRETA DHE VIGJILENCA E DUHUR
Colgate është angazhuar të kryejë aktivitete biznesi me palët e treta që veprojnë në mënyrë etike. Si një hap fillestar për kryerjen e aktiviteteve të biznesit me furnitorët apo ofruesit e shërbimeve, të gjitha palët e treta i nënshtrohen një procesi shqyrtimi përmes listave të shqyrtimit, listave të sanksioneve, përmbajtjeve negative në media, si dhe njoftimit rregullator për shkeljet. Pas shqyrtimit fillestar, palët e treta që kryejnë aktivitete biznesi me "Colgate" i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm me sinjalizime për shenja të mundshme paralajmëruese. Të gjitha shenjat paralajmëruese hetohen dhe sipas nevojës ndërmerren masa korrigjuese. Palëve të treta që mund të angazhohen me një njësi qeverisjeje në emër të "Colgate", u kërkohet të kryejnë një proces gjithëpërfshirës të vigjilencës së duhur përpara se të angazhohen në aktivitete biznesi me "Colgate".
NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE ADMINISTRIMI I UJËRAVE
Për shumë vite, ne kemi kërkuar që furnitorët tanë kryesorë të nivelit të parë dhe furnitorët e materialeve me përmbajtje të lartë karboni dhe uji të marrin pjesë gjatë shpërndarjeve të informacioneve për klimën dhe ujërat përmes Programit të Zinxhirit të Furnizimit të ''CDP'' (Projekti i Zbulimit të Karbonit) për të na ndihmuar të njohim dhe të adresojmë ndikimet klimatike si dhe rreziqet e mundësitë që lidhen me ujërat dhe mundësitë tona në zinxhirin e furnizimit kundër rrymës.
Gjithashtu, përmes këtij angazhimi me furnitorët tanë ne po ndihmojmë zhvilluesit e produkteve tona dhe ekipet e prokurimit që të njohin dhe të identifikojnë materialet tona të papërpunuara dhe të ambalazhimit me përmbajtjen më të lartë të karbonit dhe ujit. Kjo na mundëson të nxjerrim materiale dhe të krijojmë produkte që mbështesin pritshmëritë e ''Colgate'' për administrimin mjedisor.
Për më shumë informacion mbi aktivitetin tonë lidhur me ndryshimet klimatike dhe administrimin e ujërave, referojuni seksionit ''Planeti'' te Raporti për qëndrueshmërinë.
PROGRAMET BAZË PËR BURIME TË PËRGJEGJSHME
Përveç politikave dhe nismave të mësipërme, ''Colgate'' ka programet e mëposhtme bazë që mbështesin katër shtyllat dhe angazhimin tonë. Palët e treta përzgjidhen për t'u përfshirë në një ose më shumë programe bazë duke u bazuar në faktorët e rrezikut ku përfshihen; rreziqet e qenësishme të vendit ose të sektorit, shërbimet e përzgjedhura që i ofrohen ''Colgate'' ose në mënyrë të konsiderueshme aktivitetit të biznesit të ''Colgate''.
Menaxhimi i Përmirësuar i Furnitorëve (ESM)
Programi ''ESM'' i ''Colgate'' është një vlerësim rreziku dhe proces auditimi në nivel global që kryhet për furnitorët si dhe prodhuesit me kontratë të materialeve të papërpunuara e ambalazhimit dhe që fokusohet në tre fusha kryesore:
- Pajtueshmëria me standardet e cilësisë dhe kërkesat rregullatore të ''Colgate'' duke siguruar cilësinë dhe sigurinë e produkteve tona
- Cilësia e shërbimit për t'u siguruar klientëve dhe konsumatorëve tanë një furnizim efektiv me produktet e ''Colgate-Palmolive''
- Pajtueshmëria me proceset e menaxhimit të duhur mjedisor dhe respektimi i të drejtave të sigurisë dhe të punës së punonjësit
Që prej fillimit të programit ''ESM'', është vlerësuar rreziku i mbi 7000 vendndodhjeje të furnitorëve si dhe janë audituar mbi 1200 vendndodhje.
Vlerësimi i Burimeve të Përgjegjshme të Furnitorëve (SRSA)
Programi i Vlerësimit të Burimeve të Përgjegjshme të Furnitorëve (SRSA) nga ''Colgate'' është një program për vlerësimin e rrezikut dhe auditimin, i fokusuar në mënyrë specifike në pajtueshmërinë sociale dhe mjedisore në ambientet e prodhimit të ''Colgate'', të prodhuesve me kontratë, furnitorëve të materialeve të papërpunuara dhe të ambalazhimit, magazinave dhe ambalazhuesve me kontratë. Furnitorët përzgjidhen për auditim bazuar në një vlerësim rreziku, dhe pajtueshmëria vlerësohet me anë të auditeve me 4 shtylla ''Sedex SMETA'' (Auditimi i Etikës Tregtare të Anëtarëve të ''Sedex'').
Që prej fillimit të programit ''SRSA'', duke filluar nga viti 2019 mbi 550 furnitorë dhe ofrues shërbimesh kanë kryer vlerësimin e rrezikut dhe mbi 45% kanë kryer auditime për pajtueshmërinë sociale si palë e tretë. Përmes masave korrigjuese të auditimit, programi ''SRSA'' ka ndihmuar që t'ju garantojë kushte të drejta dhe të sigurta pune mbi 60 000 të punësuarve në zinxhirin e gjerë të furnizimit të ''Colgate''.
Angazhimet për mosshpyllëzimin
Colgate-Palmolive'' mbështet vizionin e së ardhmes pa shpyllëzim. Ne angazhohemi të nxjerrim produkte dhe nënprodukte pyjore nga pyje të menaxhuara me përgjegjshmëri. Politika jonë për mosshpyllëzimin mbulon këto produkte dhe nënprodukte pyjore: materialet me bazë palme, soje, dhjamë gjedhësh dhe letre. ''Colgate'' ka gjithashtu një politikë të pavarur për nxjerrjen e burimeve të qëndrueshme dhe me përgjegjshmëri të vajrave të palmës.
Komponentët kryesorë të angazhimit tonë përfshijnë hartëzimin dhe gjurmueshmërinë e zinxhirit tonë të furnizimit, blerjen e materialeve të certifikuara të palmës, sojës dhe letrës, verifikimin e pajtueshmërisë së furnizuesve me politikat e ''Colgate'', rregulloret dhe standardet vendore siç janë kriteret minimale për shfrytëzimin e gjedhëve në shkallë industriale në Amazonën e Brazilit për furnizuesit tanë të dhjamit të gjedhëve, si dhe vënien në zbatim të kapaciteteve monitoruese satelitore për të identifikuar dhe për të menaxhuar sinjalet e mundshme të shpyllëzimit.
Gjithashtu, ''Colgate'' po merr pjesë në projekte të shumta transformimi në Indonezi dhe Tajlandë, të cilat fokusohen në adresimin e çështjeve mjedisore dhe sociale, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të prodhimit të përgjegjshëm nga furnitorët.
Për të mësuar më shumë rreth politikave, angazhimeve dhe aktiviteteve tona që adresojnë shpyllëzimin në zinxhirin tonë të furnizimit, shihni politikën tonë për mosshpyllëzimin, politikën për përftimin e qëndrueshëm dhe me përgjegjshmëri të vajrave të palmës si dhe seksionin ''Planeti'' në raportin e ''Colgate'' për qëndrueshmërinë Angazhimi ynë për mosshpyllëzimin.
Programi për të drejtat e njeriut dhe kundër punës së detyruar
Colgate është angazhuar të respektojë të gjitha ligjet e zbatueshme të punës, duke përfshirë ligjet kundër skllavërisë moderne në vendet ku ne operojmë. "Colgate" ka një angazhim afatgjatë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të punës në mbarë botën dhe mbështet Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, si dhe standardet themelore të punës të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Gjithashtu, ne kemi konfirmuar mbështetjen tonë për Paktin Global të Kombeve të Bashkuara dhe parimet e tij për të drejtat e njeriut, të drejtat e punës, mjedisin dhe antikorrupsionin.
Colgate është anëtar i Forumit të Mallrave të Konsumatorëve (CGF) dhe mbështet Rezolutën Sociale të Forumit kundër Punës së Detyruar, si dhe po mbështet parimet e sektorëve me përparësi; çdo punonjës duhet të ketë lirinë e lëvizjes, asnjë punonjës nuk duhet të paguajë për një vend pune dhe asnjë punonjës nuk duhet të jetë në borxh ose i detyruar të punojë.
Për të mësuar më shumë rreth angazhimit dhe aktiviteteve të "Colgate" që mbështesin angazhimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të punë, shihni Raporti për Qëndrueshmërin në seksionin "Njerëzit" si dhe botimin tonë të vitit, “Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të punës”.
Mineralet në zonat me konflikt
Colgate-Palmolive mbështet ndalimin e dhunës dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut nga grupe të armatosura në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe në vendet fqinje.
Mineralet në zonat me konflikt janë lëndët e para, si ari, kasiteriti, tantalit kolumbiti (koltan), volframiti dhe ari, duke përfshirë nënproduktet e tyre, kallaji, tantalumi dhe tungsteni (3TG), qkë vijnë nga një pjesë e veçantë e botës ku ndodhin konflikte dhe kjo ndikon në minierat dhe tregtimin e këtyre materialeve.
Mineralet në zonat me konflikt burojnë nga Republika Demokratike e Kongos dhe vendet fqinje si Angola, Republika e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Ruanda, Tanzania, Zambia, Burundi, Sudani i Jugut dhe Uganda.
100% e furnitorëve tanë që përdorin aktualisht 3TG janë vlerësuar dhe nxjerrin nga miniera jashtë RDK-së dhe vendeve fqinje, ose nxjerrin nga uzinat e shkrirjes dhe rafineritë që janë përcaktuar si pa konflikte sipas nismës për nxjerrjen nga burime pa konflikte.
Për të mësuar më shumë, shihni Politikën tonë për mineralet në zonat me konflikt.
PARTNERITETET
Colgate e pranon se nuk mund t'i arrijë e vetme qëllimet e saj ambicioze. Një element thelbësor i angazhimit tonë për burime të përgjegjshme është angazhimi dhe bashkëpunimi ynë me partnerët e jashtëm.
Për të mësuar më shumë rreth partneriteteve të "Colgate", vizitoni faqen tonë të internetit për qëndrueshmërinë.